Si të filloni një reklamë duke përdorur Certifikatën "Firma korrektе"?

Së pari ne dëshirojmë t'ju përgëzojë]më edhe njëherë për marrjen e një rezultati pozitiv në kontrollimin për kënaqësinë e konsumatorit. Më poshtë ne duam të shpjegojmë në disa hapa se si të fillojmë promovimin e kompanisë suaj me Certifikatën "Firma korrekte".

Çdo pjesëmarrës në projekt merr një paketë korieri që përmban:

  • Certifikatë e printuar - e bërë prej letrës së cilësisë së lartë dhe e vendosur në një kornizë elegante, e gatshme për t'u ekspozuar menjëherë. Ajo përfaqëson një dokument i cili është dëshmi për atë se objekti me të vërtetë është Firmë Korrekte. Tek certifikata, e cila mund të postohet në vend të zgjedhur në selinë e kompanisë, gjindet emri i plotë i organizatës. Gjithashtu ka edhe informacione se çfarë kualitete të juaja kjo certifikatë i vërteton.
  • Vizit karta elektronike - Ne ju ofrojmë një emër përdoruesi dhe fjalëkalim në portalin tonë ku ndodhet e-vizit karta juaj. Aty ka informacione për firmën tuaj. Me ndihmën e saj ju promovoheni në internet. Kështu që ju bëhet më i arritshëm një numër shumë më i madh i klientëve potencialisht të rinj.
  • Ngjitëse me firmën "Firma Korrekte" që mund ta ngjitni për shembull në një makinë zyrtare ose në dritare. Ngjitset janë rezistente ndaj ujit, në sajë të asaj ata mund t’i shërbejnë firmës për një kohë të gjatë.
  • Fatura me vleren e shtuar - TVSH per aktivizimin e biznesit, e cila permban te dhena per qasje ne faqen e projektit: www.firmakorrekte.com

Promovimi i suksesshëm hap pas hapi

1.

Hiqni certifikatën nga paketa. Ju mund ta rregulloni atë në një kornizë të bukur dhe të poziciononi atë në një vend të përshtatshëm në zyrë.

2.

Ngjitëset rezistente ndaj ujit (format A6) me logon "Firma Korrekte", mund ta ngjiteni në dritare, dyer të dyqanit ose zyrën tuaj, poashtu mundet ta ngjiteni në makine ose diku tjetër sipas dëshirës suaj.

3.

Në faturën tuaj ka informacion identifikimi për kartën tuaj elektornike të biznesit. Është shumë e rëndësishme që ta shkruani dhe ta ruani për në të ardhmen. Vetëm atëherë do të keni qasje në kartën tuaj elektornike të biznesit në të cilën mund të bëni ndryshime apo ta përditësoni kurdo që të shfaqet nevoja.

4.

Për çasje deri tek karta e juaj elektronike, ju mund ta vizitoni www faqen e internetit të projektit., Dhe pastaj klikoni në zonën e kuqe "Identifikohu", e cila është e vendosur në këndin e djathtë të sipërm të faqes. Pastaj do të ju drejtojë deri në një dritare tjertër ku aty i keni "Username" dhe "Password". Futni të dhënat e faturës këtu (shih 3). Nëse i keni futur të gjitha të dhënat në mënyrë korrekte, automatikisht do të përcilleni në kartelën tuaj elektronike. Kujdes! Fushat e hyrjes janë të ndjeshme, prandaj duhet të shkruani me shumë kujdes emrin dhe fjalëkalimin tuaj.

5.

Sapo të hyni në kartën tuaj elektronike, do të mund t’i shtoni detaje të biznesit tuaj. Përshkrimi nuk duhet t’i tejkalojë 900 karaktere. Në këtë pikë, sipërmarrësit më së shumti i informojnë konsumatorët rreth profilit të tyre të aktivitetit, promovimeve të reja, orëve të punës, adresës, etj. Është e rëndësishme të mbani mend se pas çdo ndryshimi, informacioni i ri duhet të regjistrohet duke klikuar mbi "RUANI TË DHËNAT". Ju gjithmonë mund ta ndryshoni kartën tuaj elektronike në mënyrë që klientët tuaj të jenë gjithmonë të azhurnuar për zhvillimet më të fundit në biznesin tuaj. Ju kujtojmë se karta e-biznesit është në dispozicion për biznesin e kompanisë pa ndonjë pagesë shtesë. Kujdes! Kujdes! Është e rëndësishme për të shtuar se kartat elektornike të përditësuara vizitohen më shpesh nga klientët se profilet e kompanive që nuk kanë një përshkrim të aktiviteteve të tyre.

6.

Kur të përfundojë përshkrimi i kompanisë dhe të gjitha detajet për kontakt, duhet të shtohet logoja e kompanisë dhe fotot. Mund të ngarkohen deri në pesë foto. Është e rëndësishme të klikoni përsëri në "RUANI TË DHËNAT" pasi t’i ngarkoni fotot, përndryshe ato nuk do të memorizohen. Ju mund të ndryshoni fotografitë si dhe përshkrimin e kompanisë në çdo moment sipas dëshirës tuaj. Kujdes! Në sajë të opsionit "SHIKO KARTELËN", mund të kontrolloni në çdo kohë se si duket kartela e biznesit tuaj. Vlen gjithashtu të theksohet se kartat e detajuara të biznesit merren nga klientët shumë më mirë se ato të mbushura pjesërisht. Fotot që ilustrojnë veprimtarinë e kryer nga imazhi i përfituesit e përfaqësojnë imazhin e ndërmarrjes si shumë më profesionale.

7.

Përveç kësaj, pasi të keni hyrë në e-kartë, ju mund të merrni materiale, logon e projektit "Firma Korrekte" në versionin e madh dhe të vogël, si dhe në formatin html. Mjetet e specifikuara të reklamimit mund të vendosen në faqet e internetit, në OLX, në Facebook, në Booking, në materiale të shtypura - fletushka, postera, fatura, vizit karta ose madje edhe si etiketa në pako. Falë përdorimit të internetit dhe mjeteve të printuara të marketingut, është e mundur të formohet një imazh pozitiv i ndërmarrjes. Kujdes! Studimet e fundit, pa asnjë dyshim, tregojnë se 80% e konsumatorëve me dëshirë të madhe përdorin shërbimet e kompanive që marrin pjesë në mënyrë aktive në rrjet. E njëjta vlen edhe për materialet e shtypura që lidhen me disa aktivitete si fermat agro-turizëm, furrat e bukës, kompanitë e transportit.